Dyshohet se grabiti me armë zjarri dyqanin në Durrës, i riu humb ndjenjat gjatë seancës gjyqësore

96
Sigal

Pasi u arrestuan për grabitjen e xhiros së një dyqani në Durrës, dy të rinjtë O. M., dhe E. Sh., kanë dalë sot para gjykatës.

Sipas burimeve, bëhet me dije se njëri prej tyre, E. Sh., ka humbur ndjenjat dhe pas mbërritjes së ambulancës, është shoqëruar për në spital.

Ngjarja për të cilën u prangosën dy të rinjtë ndodhi në Durrës pak ditë më parë, ku ata grabitën nën kërcënimin e armës së zjarrit, xhiron ditore prej 15 mijë lekësh të një biznesi në lagjen nr. 15 të qytetit.

Të dy të rinjtë nuk janë emra të panjohur për policinë, pasi më herët janë dënuar për vjedhje dhe veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.