Dyshohet se fëmija 7 vjeçar u plagos nga pakujdesia e tij në timon, arrestohet shoferi 33 vjeçar

217
Sigal

Policia e shtetit ka arrestuar dy persona pasi kanë shkelur ligjin.

Shtetasi 33 vjeçar SH.H dyshohet se ka rrezikuar jetën e një të mituri i cili është rrëzuar dhe dëmtuar në kokë në momentin kur ka hipur në furgon.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi B. G., 59 vjeç, pasi në rrugën “Sado Kosheno” është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e disiplinës së punës në transport ”, i shtetasit Sh. H., 33 vjeç, sepse në rrugën “5 Maji”, gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin fugon tip “Benz”, ka hipur nga pas fugonit dhe për pasojë është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë fëmija i mitur me iniciale R. L., 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin B. G., 59 vjeç, pasi në rrugën “Sado Kosheno” është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.