Dyshohet se dhunoi me shokët ish-bashkëjetuesen dhe tentuan ta djegin me benzinë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

123
Sigal

Dhunoi me shokët ish-bashkëjetuesen dhe tentuan ta djegin me benzinë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë.

Vetëm disa orë ka zgjatur arratia e 25-vjeçarit i cili sëbashku me dy miqtë e tij, dhunuan një 16-vjeçare dhe tentuan ta digjnin me benzinë.

Në pranga është vendosur i riu me iniciale A.Ç. i cili ishte ish-bashkëjetuesi i 16-vjeçares. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në ambientet e jashtme të një pallati.

25-vjeçari sëbashku me dy miqtë e tij, kanë dhunuar të miturën (bashkëjetuesen e A.Ç.) dhe kanë tentuar ta djegin me benzinë.

Dy miqtë e të riut u arrestuan në flagrancë nga policia, ndërsa 25-vjeçari u largua, teksa disa orë më vonë u arrestua.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç.

Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.