Spartak Dyrmishi, 45-vjeçari shqiptar i cili dyshohet se përdhunoi një grua në Greqi është vënë në prangat e policisë.
Sipas mediave greke, lajmi është njoftuar nga ministri i Mbrojtjes Takis Theodorikakos .
Ministri ka biseduar tre herë me homologen shqiptare, duke kërkuar shtim të përpjekjeve për arrestimin e autorit dhe dorëzimin e tij te autoritetet greke.
Kanë qenë autoritete shqiptare ato që e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenjat e gishtërinjve në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe e kanë dorëzuar atë te policia greke.
Ai u arratis drejt Shqipërisë për të shmangur arrestimin kur kuptoi se policia greke i ishte vënë pas.
Përveç rastit të përdhunimit të 34-vjeçares, shqiptari akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një tjetër grua 6 muaj më parë.