Dyshohet se abuzoi në mënyrë të përsëritur seksualisht me një 16-vjeçare, arrestohet 53-vjeçari

184
Sigal

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Libohovë të Gjirokastrës, ku një 53-vjeçar dyshohet të ketë abuzuar me një minorene 16 vjeçare.

Sipas Policisë 53-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar të miturën në periudha të ndryshme kohore. 16-vjeçarja ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.