Jemi në prag festash dhe fluturimet për dhe nga aeroporti “Nënë Tereza” vazhdojnë.
Vetëm ditën e sotme do të kryhen 20 fluturime.
Ndërsa po mendonim, se bota po kapërcente vështirësitë e pandemisë, pak ditë më parë ministri britanik i shëndetësisë, njoftoi se Covid-19-ta, ka pësuar mutacion.
Të ndodhur nën alarmin e ri, Holanda e para, më pas Gjermani, Franca, Irlanda, Bullgaria, Çekia dhe së fundi Maqedonia e Veriut, kanë ndaluar fluturimet për në Britaninë e Madhe.
Sipas grafikut në hyrje të aeroportit, njoftohet se vetëm sot ka dy fluturime në aeroportit Londër Luton.