Dy ditë pas zgjedhjes – Dorëhiqet nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti

705
Jep dorëheqjen vetëm dy ditë paz zgjedhjes së tij, zëvendeskryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti.

Në kërkesën e dorëzuar, Korkuti e argumenton dorëheqjen me shkaqe personale të tij.

Dy ditë më parë, matematikani Gudar Beqiraj u zgjodh kryetari i ri Akademisë së Shkencave. 28 nga 33 anëtarë votuan pro të vetmes kandidaturë në garë.Me herët ai mbante detyrën e nënkryetarit.

Ndërsa Myzafer Korkuti, ish-kryetari edhe ky kandidaturë e vetme u zgjodh nën-kryetar. Procesi zgjedhor u parapri nga një qëndrim i kryeministrit Edi Rama që e cilësoi atë një farsë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale Edi Rama, paralajmëroi se “Nëse nuk reformohet, Akademia e Shkencave nuk do të marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të dorëzojë godinë! Prandaj stop farsës. Ka qenë i hapur procesi dhe në votim mund të merrte pjesë kushdo”.

Në një reagim të dytë pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit kryeministri tha se “akademia zgjodhi farsën, ndaj do ti hiqen fondet dhe ato do ti shkojnë Universitetit për kërkimet shkencore”.


Sigal