Dy aksidente në aksin Peqin-Elbasan, plagosen tre persona

313
Sigal

Dy aksidente brenda pak minutash kanë ndodhur në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Një aksident ka ndodhur rreth orën 11:30 në aksin rrugor Peqin- Elbasan, 200 metra larg urës së lumit Shkumbin.

Një mjet tip ‘Audi’ është përplasur me një kamionçinë ku dëmtime të lehta ka pësuar vetëm drejtuesi i mjetit Audi. Një tjetër aksident ka ndodhur në këtë aks rrugor pak minuta më parë.

Në Pajovë dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë nisur drejt spitalit të Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendet ku kanë ndodhur aksidentet dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.