Dy adoleshentët u dehën me alkool më pas u shtrinë në rrugë, Policia: ISSH ka gjobitur lokalin

495
Sigal

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar, lidhur me dehjen e dy të rinjve mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Sipas njoftimit të policisë ISSH ka gjobitur lokalin ku u dehën dy adoleshentët.

“Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin e Elbasanit, kanë shkuar për ndihmë mjekësore, dy të mitur të moshës 15 vjeç, banues në Elbasan. Dy 15 vjeçarët ishin në gjendje të dehur pasi në ambientet e një lokali në Qytetin e Elbasanit, gjatë një feste ditëlindjeje kishin konsumuar pije alkoolike.

Në zbatim të ligjit ” Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe energjike”, Inspektorati i Shtetëror Shëndetësor Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan i ka vendosur masë administrative këtij subjekti tregtar.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.