Bilanci ditor i Covid-19: 3 të vdekur dhe 51 raste të reja në 24 orë

48
Sigal

Ministria e Shëndetësisë njofton se 3 persona kanë humbur humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, 51 të tjerë rezultuan të infektuar nga 1995 testime të kryera.

Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 834.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,995 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (04 Maj 2021)

Raste të reja ditore 51

Të shëruar në 24 orë 834

Të shtruar në spitale 116

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1,995

Testime totale 643,963

Raste pozitive 131,327

Raste të shëruara 112,626

Raste Aktive 16,299

Humbje jete 2,402

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13723

Fier 720

Shkodër 375

Durrës 250

Korçë 251

Gjirokastër 246

Vlorë 235

Elbasan 129

Dibër 100

Kukës 98

Berat 90

Lezhë 82.