I shkrumbuan makinën, ç’tha gjyqtari në polici. Kamerat zbuluan dy autorët me veshje të zeza

446
Sigal

Pas djegies se makines se gjyqtarit Andri Ymeri ne Shkoder, policia ka nisur verifikimet e kamerave te sigurise.

Ngjarja dyshohet se qellimshme, pasi ne kamera jane zbuluar dy persona qe kane sperkatuar mjetit me benzine.

Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forca të shumta policie por edhe vetë gjyqtari Andri Ymeri.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të ndodhur për të identifikuar autorët e më pas për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Deri më tani efektivët nuk kanë arritur që të bien në gjurmët e autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi por edhe është e vështirë për t’i identifikuar për shkak të skafandrës që kanë në kokë dhe veshjes me rroba të zeza.

Forcat e policisë dyshojnë se kjo ngjarje lidhet me punën e gjyqtarit dhe ka dyshime se është një mesazh në adresë të tij.

Vetë gjyqtari Ymeri ka mohuar që të ketë ndonjë konflikt me ndokënd dhe ka deklaruar se nuk e ka idenë përse makina e tij është djegur.

Mjeti tip “Benz” kishte disa ditë i parkuar afër kishës françeskane në Shkodër dhe dyshohet se autorët mund të kenë vëzhguar gjatë këtyre ditëve derisa kanë arritur ta djegin mjetin në fjalë. E gjithë skena e djegies është në vetëm pak sekonda dhe dy autorët e paidentifikuar zhduken menjëherë.