Djegia e makinës së gjyqtarit në Shkodër, Policia: Zjarrvënie e qëllimshme

465
Sigal

Dy mjeteve i është vënë zjarri gjatë natës në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër. Njëra prej tyre, në pronësi të gjyqtarit Andri Ymeri, është djegur plotësisht tha Policia.

Blutë e Shkodrës në një reagim këtë mëngjes thonë se po vijon puna për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme.

Njoftimi nga Policia Shkodër:

Më datë 24.11.2019, rreth orës 23.20, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në dy mjete të parkuara tip Volkswagen në pronësi të shtetasit A. T. 50 vjeç, dhe në mjetin Mercedez-Benz, në pronësi të shtetasit A. Y. 40 vjeç, me detyrë Gjyqtar pranë Gjykatës Shkallës së parë Shkodër.

Si pasojë mjeti në pronësi të shtetasit A.T është djegur pjesërisht ndërsa mjeti në pronësi të shtetasit A.Y është djegur plotësisht.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon punën për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme.