Durrësi zgjohet nga lëkundjet e tërmetit. Ja sa ishte magnituda

410
Sigal

Qarku i Durrësit është lëkundur nga tërmeti në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lëkundjet me magnitudë 3.5 të shkallës rihter janë regjistruar në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, 32 kilometra nga Tirana dhe 14 kilometra nga Durrës, me një thellësi 10 kilometra.

Paraprakisht nuk raportohet për dëme.