Durrës, trafikonin 40 kallëpe eksploziv C4, arrestohen dy persona.Ja emrat

502
Sigal

Në kuadër të operacionit të koduar “Qarku
i Mbyllur”, Policia e Durrësit ka goditur një grup që trafikonte eksplozivë të
llojit C4, duke arrestuar dy persona.

Të arrestuarit
janë Alfred Gurra 26 vjeç dhe Drini Lika 35 vjeç, me precedentë në fushën e
lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje në Itali.

Operacioni u
zhvillua në zonën e Krujës, pasi personat e mësipërm do t’ia shisnin lëndën
eksplozive, kapsollat detonatore dhe fitilin zjarr përcjellës një grupi tjetër
kriminal.

U sekuestruan
në cilësinë e provave materiale: 40 kallëpe eksplozivë C4; 100 kapsolla
detonatore; 43 metër fitil zjarr përcjellës; automjeti tip Mitsubishi me targa
LA7607A; automjeti tip Benz me targa AA 888

Ndërkohë,
vijon puna hetimore dhe gjurmuese në zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë
penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.