Sigal

Një i ri në Durrës është arrestuar pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri bashkëshortoren këtë të shtunë.

Në pranga është vënë një ditë më parë A.N. 30 vjeç, pasi në banesë dyshohet se ka plagosur me pistoletë në këmbë bashkëshorten E.N. 28 vjeçe. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, por dyshohet se në kulmin e një konflikti mes bashkëshortëve në banesë, burri ka shkrepur armën duke plagosur bashkëshortoren.

Policia njoftoi se e reja pasi mori mjekim në spitalin Rajonal, u largua prej aty duke iu shmangur hetimeve.

Pistoleta me të cilën është kryer plagosja nuk është gjetur ende.

Një hetim ka nisur nga policia për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe armëmbajtje pa leje.