Durrës, gruaja hidhet nga kati i katërt i pallatit, rëndë në spital

132
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 60-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Për pasojë ajo ndodhet në spital.

“Rreth orës 10:50, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja E. K., rreth 60 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

60-vjeçarja po merr aktualisht ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftim.