Durrës/ Dhunuan vëllain dhe kunatin, arrestohen në flagrancë dy persona

431
Sigal

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A.S., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij, shtetasit F.A.

-D.K., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit K.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.