Durrës/ Aksident i rëndë, plagoset i mituri

325
Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë urë së “Dajlanit”. Një automjet ka përplasur një fëmijë i moshës 6 vjeç. Ai është shoqëruar për në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

“Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.