Skuadra e Chelsea nuk ndalet në merkato, pranë super talentit të Leverkusenit

310
Sigal

Chelsea është një nga skuadrat që ka nisur të punojë shumë shpejt në merkato edhe për sezonin e ardhshëm. Pas Rudiger, i cili ka ndihmuar klubin të sigurojë Werner, ky i fundit mund të bëjë rolin e ndërmjetësit për të bindur Kai Havertz të transferohet në “Stamford Bridge”. Nga Gjermania raporton se talenti i Leverkusenit dëshiron një transferim të mundshëm te Blutë e Londrës. Ndërhyrja e ish-yllit të Leipzig një nga arsyet që shtyjnë yllin e Leverkusen të nënshkruajë me Chelsea-n. Talenti gjerman ka realizuar 15 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 39 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, por kartoni i tij arrin një vlerë prej 100 milionë eurosh