“Dua pamjet filmike”, gjykata refuzon kërkesën e Lahos, u plagos në atentatin e Ndojës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krīmit të Organizuar, ka refuzuar kërkesën e Aleksandër Lahos i plågosur në atēntatin ndaj prokurorit Arjan Ndojës, për pamjet filmike nga vendi i ngjarjes.

Kjo është hera e dytë që GJKKO ka refuzuar një kërkesë të tillë e cila më herët ishte bërë edhe nga babai i Andi Malokut, i cili humbi jetën në këtë atēntat.

NOA

Kërkesa është hedhë poshtë nga gjyqtarja Daniela Shirka, me pretekstin se çështja është ende në hetim dhe nuk mund të bëhen publike provat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, në momentin që prokurori Ndoj po udhëtonte me mjetin e tij në drejtim të Tiranës.