Pas publikimit në media të përpjekjeve për të coptuar Kosovën ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook, ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
“Pas publikimit të BIRN dhe medias së pavarur në Kosovë, ku denoncohet lobimi në Francë, për të copëtuar Kosovën, besoj se është e qartë arsyeja e turravrapit të Gangsterrit të Shqipërisë me çarter privat në Paris!”, shkruan Nishnai
Ja postimi i plotë:
Pas publikimit të BIRN dhe medias së pavarur në Kosovë, ku denoncohet lobimi në Francë, për të copëtuar Kosovën, besoj se është e qartë arsyeja e turravrapit të Gangsterrit të Shqipërisë me çarter privat në Paris !
Tradhëtia nuk duhet bërë, paskëtaj edhe “sikur të fluturosh”, nuk e mbulon dot !
Tradhëtia nuk fshihet, sado të përpiqet tradhëtari, ajo gjithmonë del mbi ujë, se është tapë e kalbur !
#TëRingremëShqipërinë ????????























