Droni kap “mat” në 24 orë 719 qytetarë dhe 19 pronarë lokalesh duke shkelur karantinën

335
Sigal

Policia e Shtetit ka gjobitur me 100 mijë lekë 719 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në kudër të parandalimit për përhapjen e COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. A., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.

Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ç., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në Berat është proceduar penalisht shtetasi P. L., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 719 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në Lushnjë është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi A. M., i cili ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet PKK Kakavijë, më datë 01.04.2020 dhe duhet të ishte vetëkarantinuar, por është konstatuar jashtë ambienteve të banesës.

Në Tiranë është arrestuar për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, shtetasi R. K., banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Po në Tiranë është proceduar shtetasi K. L., banues në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për verifikim.

Në Korçë janë proceduar penalisht shtetasit A. H. dhe A. H., banues në Korçë, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 9 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura. Në të gjithë vendin janë konstatuar 19 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.”, thuhet në njoftimin e Policisë.