Provimet e maturës/ Pyetjet dhe temat që do të hiqen

316
Sigal

Në këtë kohë të pandemisë, shqetësimi i maturantëve janë provimet. Për t’i qartësuar, ministrja Shahini, përmes një komunikimi live në Facebook, është shprehur qartë në lidhje me pyetjet që do të bëhen në provimet e maturës.

“Siç ju kemi njoftuar, në testin e maturës nuk do të ketë pyetje që përkasin me temat që kemi mësuar në kushte shtëpie. Pra, në testin e maturës do të kemi pyetje nga klasa e 10-të, 11-të dhe nga klasa e 12-të vetëm temat që kemi zhvilluar në shkollë. Kjo për arsye sepse e kuptojmë që zhvillimi i koncepteve të reja në kushte shtëpie është i vështirë dhe që jo të gjithë mësojnë me të njëjtin ritëm”.

Në testin përfundimtar, maturatët do të pyeten vetëm për temat që kanë zhvilluar në shkollë. Të gjithë të tjerat, e mësuara gjatë kohës së izolimit do të përjashtohen nga provimi. Deri më tani ministrja e Arsimit është shprehur se nuk ka arsye të shtyhet apo të përsëritet viti shkollor dhe provimet përfundimtare do të kryhen në përshtatje me kushtet e reja.