Drejtori i i Përgjithshëm i Postës Shqiptare z. Ardit Çela, priti sot Drejtoreshën e Institutit te Sigurimeve Shoqërore zj. Vjol

520
Sigal

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare z. Ardit Çela, priti një vizitë Drejtoreshën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore zj. Vjollca Braho. Drejtoresha e ISSH-së, i përcolli z. Çela urimet e saj në rastin e marrjes së detyrës së re. Nga ana e tij z. Çela shprehu gatishmërinë e tij për forcimin e bashkëpunimit midis Postës Shqiptare dhe Institutit te Sigurimeve Shoqërore, si dhe garantoi për ritëm më të shpejtë të implementimit të projekteve të përbashkëta. Të dy institucionet janë angazhuar në një projekt të përbashkët për pagesën e pensioneve Online. Nëpërmjet këtij projekti, do të realizohet një shërbim i shpejtë, i sigurt, dhe efiçent për qytetaret.