Marrëveshja e Parisit, Shqipëria e angazhuar të pakësojë emetimin e dioksidit të karbonit

583
Shqipëria përshëndet Marrëveshjen e arritur dje në Paris në përfundim të COP21, për zbatimin e Konventes Kuadër mbi Ndryshimet Klimatike
Gjithashtu nënvizohet se Shqipëria është tërësisht e angazhuar të zbatojë me rigorozitet angazhimet e marra per të pakësuar emetimin e dioksidit të karbonit (CO2) me 11.5 % deri në vitin 2030.
“Marrëveshja e Parisit vendos një kuadër global afatgjatë e të qëndrueshëm për të pakësuar emetimet globale të gazit me efekt sere, ku të gjitha vendet, pa përjashtim, angazhohen në mënyrë serioze dhe ambicioze të zbatojnë objektiva të qartë e të njëpasnjëshëm, të raportojnë mbi progresin e zbatimit të tyre nëpërmjet një procesi rigoroz e të standardizuar rishikimi gjë që do të pakësojë ndjeshëm rreziqet dhe ndikimet nga ndryshimi i klimës. 
Dakordësia e vendeve për t’u takuar çdo 5 vjet për një veprim të përbashkët është shprehje e urgjencës dhe nevojës për angazhim ndaj rrezikut që vjen prej ngrohjes globale, për të qenë kolektivisht të angazhuar në anën e shkencës” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.
“Shqipëria, si partnere me kontribut konkret në përpjekjet e përbashkëta, paraqiti angazhimet e saj kombëtare që në tetor 2015 dhe është tërësisht e angazhuar të zbatojë me rigorozitet angazhimet e marra per të pakësuar emetimin e dioksidit të karbonit (CO2) me 11.5 % deri në vitin 2030. Shprehim bindjen se Marreveshja e Parisit do të shërbejë për të trajtuar edhe çështje të tjera të mëdha si siguria e ushqimit, shëndeti publik, lufta kundër kundër varfërisë, dhe të drejtat themelore, duke kontribuar kështu në mënyrë të drejpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në botë”, thekson ministria e Jashtme.
Sigal