Drejtësia e re politike/ Skandali i pagave: Patronazhistët që i hapën portat hakerave duke cenuar sigurinë kombëtare, dënohen me shërbim prove

Drejtësia favorizon militantët që shkatërruan sigurinë kombëtare

Pas skandalit të patronazhistëve  pagesat, punësimi, pasaportat, ID, ortakët e bizneseve, shumat në banka, SHISH, kartelat e personave në survejim, emrat e bashkëpunëtorëve, dëshmuan qartazi kaosin dhe shërbërjen e shtetit, e megjithatë  dënimi për një skandal të tillë mbetet në limitet e qesharakes. Tanimë edhe të dhënat e dala nga hakerat që sot mund t’i disponoj çdokush duke u vënë në dispozicion të krimit të organizuar, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve

NOA

 Pasi u cënua siguria kombëtare katër të akuzuarit lidhur me skandalin e pagave ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve duket se do të dënohen me vetëm shërbim prove. Të paktën kjo është pretenca që ka dhënë prokurori Bledar Valikaj. Nga 24 muaj burg dhe shndërrim të dënimit në shërbim prove për një periudhe nga 32 muaj deri ne 4 vjet.

Kjo ishte kërkesa e prokurorisë për Eni Qirjakon, Andi Agarajn, Klodian Sotën dhe Endri Ikonomin. të akuzuar si autorë të publikimit në rrjetet sociale të listës së pagave të muajit janar të vitit 2021 të punonjësve në institucionet shtetërore dhe private.

Më konkretisht për Eni Qirjakon, specialiste IT e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), është kërkuar dënim me 2 vite, që për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet 16 muaj, dënim i cili të konvertohet në shërbim prove 32 muaj.

Për Andi Agaraj, specialist IT te AKSHI, është kërkuar dënim me 2 vite për dy akuza ‘shpërdorim detyre’ dhe’ korrupsion’, pra 4 vite gjithsej, që për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet 36 muaj burg dhe pezullimin e tij në 4 vjet shërbim prove.

Klodian Sota, punonjës menaxher pranë kompanisë “Smart Collection” dhe Endri Ikonomi, që punonte si drejtor i Përgjithshëm në kompaninë “Credit 2 ALL” është kërkuar nga 24 muaj burg dhe pezullim në 32 muaj shërbim prove. Në datën16 mars pritet që gjykata të shpallë vendimin për katër të akuzuarit,- shkruan Report.

Sipas akuzës. Këto të dhëna u shpërndanë fillimisht nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” dhe më pas janë publikuar në media. Eni Qirjako dhe Andi Agaraj akuzohen se i shitën të dhënat e qytetarëve tek dy personat e tjerë, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Mësohet se Sota është përmbarues privat, ndërsa Ikonomi punon në një institucion financiar. Fillimisht, specialistja e AKSHI-t, Eni Qirjako, ka pasur qasje në këto të dhëna dhe më pas ia dërgonte mikut të saj, Andi Agaraj, përmes kanalit WeTransfer.

Qirjako dhe Agaraj akuzohen për “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, ndërsa Agaraj në 6 raste ka shitur të dhënat në shuma që varionin nga 20 deri në 30 mijë lekë secila. E fundit është tabela me listëpagesat e muajit shtator të viti 2021.