Dramë në Korçë, nëna lind fëmijën dhe e fut në valixhe. Foshnja ndërron jetë

219
Sigal

Një ngjarje makabër është zbuluar në qytetin e Korçës këtë të hënë. Një foshnjë e porsalindur është gjetur e pajetë e futur në një valixhe në një banesë lagjen nr.15 të qytetit verilindor.

Ka qenë nëna e fëmijës ajo e cila pas lindjes e ka futur fëmijën e saj në valixhe duke i marrë dhe jetën. Dyshohet se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Foshnjën e ka gjetur të vdekur në banesë nga  bashkëshorti i gruas. Ai është kthyer nga emigracioni ditën e djeshme, pas më shumë se një viti që ndodhej jashtë shtetit.

Bashkëshorti i ka thënë policisë se fëmija që u gjet i vdekur nuk ishte i tij. Çifti ka edhe një fëmijë tjetër 15 vjeç.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.