Dr Ina K. Zhupa: Duhet të reagojmë, nuk duhet të largohen shqiptarët por qeveria

473
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina K. Zhupa  në një reagim të saj në rrjetin social Facebook, thotë se ‘Shqipëria kryeson listën e azilkërkuesve në Francë dhe është e fundit në listën e Bashkimit Europian për negociata dhe anëtarësim të mundshëm’.
Përballë kësaj situate, Zhupa shprehet se duhet të reagojmë teksa thekson se nuk duhet të largohen shqiptarët nga vendi por të largojnë qeverinë që nuk i qeverisë.
Postimi i plotë i Dr Ina Zhupës:
Shqipëria kryeson listën e azilkërkuesve në Francë dhe është e fundit në listën e Bashkimit Europian për negociata dhe anëtarësim të mundshëm.
Bashkimi Europian po përgatitet për një afat kohor për valën tjetër të zgjerimit që sipas EuObserver, bëhet fjalë për vitin 2025.
“Me vullnet të fortë politik, kryerjen e reformave reale dhe zgjidhje të qëndrueshme të mosmarrëveshjeve me fqinjët, Mali i Zi dhe Serbia do të jenë gati për anëtarësim deri në vitin 2025,” thuhet në dokument. Ndërsa Shqipëria nuk rezulton me asnjë datë në dokument.
Rezultat i pritshëm ndërkohë që publikohen raportet si ky i fundit në Francë për numrin e azilkërkuesve shqiptar që janë kthyer problem. Shqipëria është në vendin e parë, duke tejkaluar edhe Afganistanin. Jemi problem për Europën, nuk mund të na shikojnë si pjesë të standarteve europiane.
Ne duhet të reagojmë. Nuk duhet të largohen shqiptarët nga vendi por të largojnë qeverinë që nuk i qeveris, vetëm i varfëron, i vjedh, i burgos, i damkos dhe i keqtrajton.
Sigal