Merr flakë në ecje makina në aksin Himarë-Sarandë, shpëton mrekullisht shoferja, dyshohet se…

188

Sigal

Një incident ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në Jug të vendit. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 13:15, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një mjet i markës “Nissan”, me drejtuese shtetasen A.D., në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.