Do të shfrytëzonte si prostitutë partneren dhe vajzën e saj të mitur, arrestohet 37-vjeçari shkodran

328
Sigal

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 37-vjeçar i cili ka tentuar të shfrytëzojë për prōstitucion ndërmjet mashtrimit, dhūnës fizike e psikologjike, bashkëjetuesen dhe vajzën e saj të mitur. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, pas informacioneve të marra arrestuan në flagrancë shtetasin T. P., 37 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunetori i tij, shtetasi Z. F., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi T. P., në bashkëpunim me shtetasin Z. F., 41 vjeç, nëpërmjet mashtrimit e ka trafikuar bashkëjetuesen, shtetasen L. Gj., në Gjermani dhe ka ushtruar dhūnë fizike e psikologjike ndaj saj, me qëllim që ta shfrytëzonte për prōstitucion gjatë kohës që bashkëjetonte me të Gjermani.

Gjithashtu, shtetasi T. P. ka tentuar përsëri për ta trafikuar në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për prōstitucion, këtë shtetase, bashkë me vajzën e saj të mitur, të cilave u kishte marrë dhe pasaportat biometrike.

Në banesën e shtetasit T. P., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale pasaportat biometrike të shtetases L. Gj. dhe të vajzës së saj të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prōstitucionit, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”,-njofton policia.