Henri ynë sot 8 vjeç, dashuria jonë e parë, më fali gjithë botën me aromën e tij kur erdhi në jetën time. 

Sa shpejt po rritesh drita ime. Për mamin dhe babin, momentet me ty dhe motrën janë koha më e çmuar, kënaqësia që sfidon çdo lodhje.
Krenaria ime më e madhe janë rezultatet e tua në shkollë, marrëdhënia e shkëlqyer me shokët e shoqet dhe sa na ndihmon mua dhe babin të menaxhojmë atë uraganin Nikol.

Pasioni yt për futbollin dhe Kombëtaren
nuk mund të mungonte as në këtë ditë të veçantë për ne i vogli ynë.

Edhe 100 vite me buzëqeshje zemra jonë!
Mami Erisa, babi Enea dhe motra Nikol, të duam shumë!
