Ditën e premte, datë 22 Mars 2024, Bektashinjtë festojnë “Sulltan Novruzin”

17
Sigal

Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, dita më e rëndësishme fetare e tyre. Kjo ditë përkujton ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Festimet, mesazhet dhe urimet e kësaj dite të shënuar për komunitetin bektashi, sot kremtohen në selinë e kryegjyshatës botërore bektashiane në Tiranë, të drejtuar nga kryegjyshi Baba Dedë Edmond Brahimaj.

Novruzi në gjuhën perse do të thotë “ditë e re” dhe është e festuar për më shumë se 3000 vite. Tradicionalisht ajo nis sapo ndodh ekuinoksi pranveror. Në kalendarin iranian ajo është dita e parë e vitit të ri dhe përkon gjithashtu me ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Zakonisht kjo festë zgjat tre ditë. Besimtarët bektashijnë këmbejnë vizita tek njëri-tjetri dhe më pas kryejnë ritet fetare. Në këtë ditë besimtarët nxiten që të ndihmojnë ata që kanë nevojë dhe sipas traditës shpërndajnë qumësht dhe shërbet, që simbolizojnë pastrimin e trupit dhe shpirtit.