“Dita pa makina”, mbytet nga kaosi dhe trafiku kryeqyteti

526
Dita e djeshme supozohej të ishte dita në të cilën makinat nuk qarkullonin në rrugët e Tiranës duke krijuar kaos dhe trafik, por ka rezultuar krejt e kundërta. Të gjithë u zgjuan me mendimin se rrugët do ishin të lira, por jo. Trafiku ishte po njësoj, ose edhe më i rënduar. Makinat kalonin me shpejtësi njëra pas tjetrës dhe deri në orët e drekës asnjë biçikletë nuk shihej në rrugë. Dëgjoheshin fjalë të ndryshme të qytetarëve në qendër të Tiranës. Kritikonin kryetarin e Bashkisë dhe thoshin që ka vetëm fjalë. “Rëndësi ka që hipi Skënderbeun mbi biçikletë, se të tjerët nuk e paskan braktisur dot makinën e tyre”. Ishin këto fjalët e një qytetareje e cila dukej se po ironizonte me bëmat e kryetarit. Dita e djeshme synonte sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit, por siç duket të gjithë janë tepër të irrituar me “rregullat e reja” që janë vendosur kohët e fundit, saqë, as nuk e kanë marrë mundimin të dalin rrugëve në këmbë ose me biçikletë. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha: “Në këtë ditë duhet të jemi më miqësorë me mjedisin. Të shmangim makinat duke përdorur më shumë biçikleta dhe duke bërë ecje në këmbë, aty ku mundemi.” por nuk kanë vonuar edhe kundërpërgjigjet e disa prej qytetarëve të cilët thoshin se askush nuk po tregohej miqësor me ta. “Të gjithë po futen në burg pa shkak dhe kryetari kërkon që ne ti lëvizim në këmbë ose me biçiklete? Atij nuk po i bie mendja tek asnjëri prej nesh, po tregohet i pamëshirshëm dhe kërkon që ne të jemi miqësorë?” Por ky nuk ka qenë i vetmi problem. Një makinë ka aksidentuar dy persona të cilët po pedalonin pranë Bankës së Shqipërisë, por që tashmë janë jashtë rrezikut për jetën. Bulevardi dhe qendra e qytetit ishin të mbushur me nxënës shkollash të cilët kishin braktisur mësimin për të dalë me biçikletë. Pra pjesëmarrës të nismës ishin më shumë nxënës shkollash. Gjithashtu në disa zona të kryeqytetit ditën e djeshme nuk ka pasur energji elektrike dhe qytetarët thoshin se nuk mund ta quanin “dita pa makina”, por “dita me më shumë probleme se të tjerat.” Duket se plani i thurur për ta parë pothuajse të gjithë vendin dhe kryeqytetin një ditë pa makina ka dështuar, sepse jo të gjithë njerëzit iu bashkuan kësaj nisme
Sigal