Dita pa makina, Bashkia e Tiranës shndërron qendrën në pedonale

549
Bashkia e Tiranës organizon sot ditën e dytë pa makina, ku sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një pedonale.
Përpara ish-hotel “Dajtit” janë ngritur çadrat për panairin me produkte bio të ardhura nga zonat periferike të Tiranës.
Të gjitha aktivitetet janë përqëndruar në këtë pjesë të kryeqytetit, me qëllim që qytetarët duke përfituar dhe nga fakti që është fundjavë ta shfrytëzojnë për një shëtitje me familjen e tyre dhe argëtim.
Nuk mungon thirrja për përdorimin sa më shumë të biçikletave për transport, megjthëse Tirana ende nuk është gati për të garantuar të gjithë infrastrukturën.
Këndi i kampistëve, biçikletat dhuratë për të vegjëlit, kënd patinatorësh për fëmijët, taksi falas për të moshuarit, “pedalo Tiranën pa makina”, janë këto disa prej aktiviteteve dhe mundësive që Bashkia e Tiranës ka menduar të ofrojë sot për kryqytetasit.
Sigal