Dita më e ftohtë! Acar në Shqipëri, temperaturat do të ulen deri në -15 °C

267
Sigal

Dita e sotme është më e ftohta e kësaj jave dhe e muajt Janar.

Ishte paralajmëruar që e marta do të ishte me temperatura minus në zonat malore.

Dita do të jetë kryesisht e kthjellët dhe e ftohtë mirëpo në territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-oreshit do të jenë të pranishme ngricat në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat malore Lindore.

Parashikohet që gjatë pasdites e pranishme të jetë edhe parametri i erës duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe me shumë.

Temperaturat e ajrit do të jene te ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -15°C deri në 8°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim pesë ballë.