“Disa zona do të kapin vlerën dhe 43 gradë”, sinoptikania: Ja kur pritet të jetë piku i fundit i kësaj vale të nxehti. Si parashikohet gushti

30
Sigal

Shqipëria është një nga vendet e përfshira nga temperaturat e larta që ka sjellë vala e të nxehtit Cerberus, sipas emrit të bishës mitike me tre koka të Dante Aligerit që ruante portat e Ferrit dhe mundonte mëkatarët në rrethin e tretë.

Sinoptikania Lajda Porja ka sjellë një parashikim për ditët në vijim, deri në ditët e para të gushtit.
Ajo tha se edhe sot është një ditë e nxehtë dhe pse ka pasur një rënie të lehtë vetëm në zonat veriore dhe veriperëndimore.

“Spostohen vlerat ekstreme në disa zona në qendër dhe në jug, ku pritet që Cërriku, Ura Vajgurore, Lazarati, disa zona të izoluara do kapin vlerën dhe 43 gradë. Mbeten qytetet kryesore të Shqipërisë që nga Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani, Gjirokastra mbeten rreth vlerës 40-41 gradë. Pak më freskët sot do të jetë bregdeti, nga 36 deri në 38 gradë. Kemi pasur një rënie në Kukës dhe Has, që kanë qenë me temperatura shumë të larta, deri 42 gradë, sot janë 39 apo 39.5. Relativisht më freskët, 36 gradë parashikohet në qarkun e Korçës.

Sot është dhe kulmi i dytë i valës së nxehtë”, tha Porja, raporton “BalkanWeb”.