Po lyente muret e një ndërtese në Elbasan, 45-vjeçari bie nga lartësia, ndërron jetë në spital

45
Sigal

Një 45-vjeçar me profesion bojaxhi ka humbur jetën teksa punonte në një ndërtesë.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.

Si pasojë e dëmtimeve, ky shtetas ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.