Ndëshkim të gjithë abuzuesve dhe koncensionarve që shfrytëzojnë pasurisë kombëtare

603
“Autoriteti Portual Durrës, nëpërmjet Gazmend Shalsi, Drejtor i Përgjithshëm i APD, duke marr shkas nga disa deklarime për shtyp të përfaqësuesit të Koncesionarit EMS z. Manfred Muller, aktualisht koncesionar në kalatën Lindore të Portit të Durrësit, sqaron sa më poshtë: Kompania EMS, ka fituar kontratën e Koncesionit për operimin në Kalaten Lindore të Portit të Durrësit në datë 06.05.2013 dhe ka filluar aktivitetin e saj me dt 15 korrik 2013. Sipas kësaj kontrate, kjo kompani mund të ushtroje aktivitetin e operimit në Kalaten Lindore, pra të menaxhoje gjithë operacionet që zhvillohen në këtë kalate. Ndërkohë, që për aktivitetet stivadore që ajo është përpjekur të ushtroje në mënyrë të paligjshme, duke krijuar konflikte edhe fizike me kompanitë e licencuara, sipas nenit 3.1.2 të kësaj kontrate koncesionare, kërkohet licencim i posaçëm, pasi EMS të plotësojë dokumentacionin e kërkuar. Më dt 18 qershor EMS ka rënë dakord me APD për paraqitjen e dokumenteve të nevojshme për marrjen e licencës së stivadorit, por të nesërmen e tërheq këtë premtim duke propozuar një variant tjetër në kundërshtim në marrëveshjen dhe me kontratën mes palëve. Ky pretendim për mos licencim nga ana e EMS, është një çështje jo vetëm procedurale, por shoqërohet edhe me detyrimet për pagesa nga ana e EMS për tarifat e ushtrimit të një aktiviteti të tillë, siç veprojnë edhe 3 operatorë të tjerë stivadore në Port. Po kështu, përfaqësuesit e EMS duhet të kenë parasysh se edhe në rast licencimi, ata nuk mund të vendosin monopol në shërbimet stivadore, sepse Porti i Durrësit është një port i hapur, dhe çdo klient ka të drejtë të përzgjedh vetë kompaninë stivadore, sipas marrëveshjeve me ta. Kjo është e domosdoshme për ta mbajtur këtë shërbim konkurrues dhe për të mos vendosur çmime monopoliste. Për sa i përket pretendimeve për kërkesa ryshfeti, e inkurajojmë Kompaninë EMS të denoncojë në prokurori çdo person i cili u ka bërë një kërkesë të tille. Por, gjithashtu, i sigurojmë ata se pretendime dhe tymnaja të tilla nuk mund ti ndihmojnë për të mënjanuar detyrime ligjore ndaj portit të Durrësit, siç është licensimi i aktiviteteve stivadore, mbushja e paligjshme e konteniereve apo mospagesat e detyrimeve të tjera koncesionare ndaj Autoritetit Portual. Ndërsa, për sa i përket përpjekjeve për ta paraqitur këtë rast, i cili është një marrëdhënie specifike kontraktuale midis kompanisë EMS dhe Autoritetit Portual Durrës, si një tregues i dëmtimit të klimës së biznesit, i sigurojmë pretenduesit, se Porti i Durrësit është model i bashkëpunimit me investitorët e huaj, por në asnjë rast nuk do të lejojë që ky aset strategjik i Shqipërisë, të keqpërdoret dhe të abuzohet nga koncesionarët, kushdo qofshin ato.
Sigal