Durrës, bie nga krevati, dërgohet me urgjencë në spital

526
Një 17-vjeçar nga qyteti i Durrësit, banor i lagjes nr.15 është rrëzuar nga krevati një ditë më parë dhe është dëmtuar pas kokës.

Policia që ka mbledhur provat në vendngjarje ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e rrëzimit, nëse ky ka qenë aksidental apo jo.

Mësohet se adoleshenti J.M. është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sigal