Disa fshatra në Lezhë pa energji elektrike pasi është dëmtuar një shtyllë

579
Sigal

Barbulloja, Rrila, Shenkolli, Tale e Grykë Lumi në Lezhë e disa zona të Kurbinit janë në errësirë.

Tensioni i lartë 35  kilovolt që furnizon nënstacionin e Rrilës ka pësuar një defekt në Fushë Kuqe e për pasojë nuk po furnizon dot nënstacionin në Rrilë që mban me energji fshatrat e sipërpërmendura.

Burime bëjnë me dije se shkak është bërë dëmtimi i një shtylle të tensionit të lartë, riparimi i së cilës nuk dihet se kur do të ndodhë.