Digjet makina në ecje në Korçë

291
Sigal

Një makinë është djegur në ecje në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në aksion nacional Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në mjet po udhëtonin 3 persona, të cilët udhëtonin nga Tirana në drejtim të Korcës, por fatmirësisht u ka shpëtuar flakëve.

Shkak i përfshirjes së mjetit nga flakët dyshohet një shkëndijë elektrike. Policia dhe një mjet zjarrfikse janë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2021, rreth orës 19:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë, i cili ka qenë në ecje e sipër.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.