Digjet gjatë natës makina në Krujë

Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në fshatin Derven të Krujës.

Në informacionin paraprak, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur orës 01:50, ndërkohë që pronari i mjetit është shtetasi P.Gj.

NOA

Sipas policisë, makina tip “Benz” ishte parkuar në afërsi të banesës së pronarit. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2020, rreth orës 01:50, në fshatin Derven, Krujë, është djegur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit P.Gj., të cilën e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.