Dhunoi dhe kanosi me thikë të bijën, pranga 67-vjeçarit në Korçë

20
Sigal

Policia e Korçës ka arrestuar një 67-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj së bijës.

Në njoftimin e bluve thuhet se i arrestuari ka kanosur vajzën e tij 35-vjeçare me mjet prerës thikë.

Njoftimi: 

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 67 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 35-vjeçare dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.