Aksident në Pogradec, BMW-ja përplaset me një Citroen, plagoset pasagjeri

321
Sigal

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Mermëlisht në Pogradec.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person që po udhëtonte si pasagjer në njërin prej tyre.

Ai është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.