Dhunohet drejtori i filialit të Postës Shqiptare në Lezhë (Emri)

119
Sigal

Është dhunuar drejtori i degës së Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gurr të Lezhës, ku disa persona e kanë dhunuar Çukun.

Çuku është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës.

Njoftimi i policisë së Lezhës:

Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte  me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.