Dhunohet avokati në Vlorë: Më kërcënuan, kërkuan të heq dorë nga një çështje rrëmbimi

451
Sigal

Mëngjesin e sotëm në Vlorë, për shkak të detyrës dy persona dyshohet se kanë dhūnuar një avokat.

Avokati Kujtim Cakrani, ka denoncuar këtë ngjarje në polici, ku thekson se në fillim është kërcënuar dhe më pas dhūnuar nga dy persona.

Dhūnimi ndaj avokatit dyshohet se ka të bëjë me një çështje për rrëmbimin e një personi, çështje e nisur që në shtator të 2019, ku i është kërkuar që të heqë dorë.

“Dy persona me një makinë të zezë, kanë ndaluar dhe më kanë kërkuar që të heq dorë nga një çështje, ku unë mbroj vīktimat e abūzuara.

Çështja për të cilën unë jam dhūnuar ka të bëjë me një hetim për rrëmbim personash. Në një intervistë që unë kam dhënë para disa ditësh që kam bërë dhe mbrojtjen e vīktimës, ato mesa duket e kanë parë. Kanë qenë dhe para disa ditësh në zyrën time, unë zyrën e kam me kamera dhe i njoh ato.

Unë sapo jam dhūnuar kam njoftuar policinë, por akoma nuk është bërë i mundur kapja e tyre. Nuk heq dorë nga kërcënimet, duhet të marrin fund dhūnimet dhe kërcënimet ndaj avokatëve.

Unë jam kërcënuar edhe herë të tjera, sa herë që hedh hapa ndaj çështjes së klientit tim.

Unë nuk intimidohem nga presionet pasi jam në të drejtën time të ligjshme”, është shprehur avokati.