Dhunë gjithandej! Protestuesi në Lezhë merret forcërisht nga policia: Mos më prekni me dorë!

155
Sigal

Protesta për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të konsumit është përshkallëzuar në Lezhë. Një qytetar është marrë forcërisht nga efektivët e policisë të cilët kanë tentuar ta shoqërojnë atë në komisariat.

Pas kësaj, protestuesi u është kthyer efektivëve duke u kërkuar të mos e prekin pasi mund të hyjë edhe vetë në furgon.

Vlen të theksohet se qytetarët në Lezhë po shoqërohen me dhunë nga efektivët e policisë.