Kamioni përplaset me një makinë, disa të plāgosur. Trafik deri në tre kilometra në aksin Klos-Burrel

293
Sigal

Një aksident rrugor me disa të lënduar ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Klos-Burrel.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zall-Shoshaj, ku një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një makinë duke shkaktuar disa të lënduar dhe një trafik deri në tre kilometra.

Makinat qëndruan dy orë në pritje deri sa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të komisariatit të Matit.

Një nga problemet kryesore të këtij aksi rrugor është mungesa e sinjalistikës së nevojshme e cila shkakton aksidente sidomos për ata që nuk e njohin rrugën.