Dhuna brutale e rilindjes / Policia godet me shkop gome dy të rinjtë dhe i tërheq zvarrë

292
Sigal

Pamje akoma më të rënda vijnë nga protesta në Tiranë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Në një video të fundit duken forcat e policisë që rrahin me shkopa gome dhe tërheqin zvarrë dy të rinj.

Ata më pas i shoqërojnë drejt makinës së policisë.

Policia ka shoqëruar disa prej protestuesve, pas episodeve të vazhdueshme të dhunës.

Pak më herët, para Ministrisë së Brendshme, protestuesit sulmuan edhe policinë, duke i goditur me gurë e sende të forta.