Dita e 2-të e protestës / Qytetarët shpërndahen në disa zona të Tiranës, FNSH përdor gaz lotsjellës! Shoqërohen disa persona

229
Sigal

Pasditen e kësaj të enjte vijon sërish protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha ku qindra qytetarë janë mbledhur në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarët qëndrojnë përballë kordonit të policisë të cilët kanë rrethuar institucionin. Ata janë pajisur me maska antigaz si një masë paraprake nëse agravon situata në përdorimin e gazit lotsjellës.

Qytetarët kanë hedhur kapsolla drejt efektivëve të policisë teksa kanë përdorur dhe flakadanë.

Një pjesë e protestuesve anë shpërndarë në zonën e ish-Bllokut ndërsa një pjesë tjetër është shpërndarë në zonën e 9-katësheve. Në Ish-Bllok protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave ndërsa tek 9-katshet kanë bllokuar rrugën me kosha.
Burimet bëjnë me dije se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë hyrë për të shpërndarë protestuesit.

Ata u kanë bërë thirrje teksa efektivët kanë shoqëruar një prej protestuesve duke e goditur me shkop gome.